Shkup, sanksionohen 246 shoferë

Në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme në kuadër të kontrolleve të përforcuara të veprimit në komunikacion janë shqiptuar gjithsej 246 masa.

Marketing

Siç kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, 25 masa janë shqiptuar vetëm për vozitje pa patentë shofer, 12 për automjete me defekt teknik dhe të paregjistruara, 15 masa për mos përdorimin e rripit të sigurimit, dhe 11 për mbingarkim.

Për mosdhënien e përparësisë së këmbësorëve, janë shqiptuar shtatë masa, gjashtë shkelje për këmbësorë, 68 masa për parkim të paligjshëm dhe 47 automjete u morën nga karrotreci.

Për mos mbajtjen e maskës, qëndron në kumtesë janë shqiptuar 44 sanksione.

Kontrollet e përforcuara rrugore vazhdojnë edhe në ditët në vijim, paralajmërojnë nga MPB-ja dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut për të rritur sigurinë në trafik.

Marketing