Ballina Lajme Maqedoni Shkupi dhe Shkëndija nisin përgatitjet për sezonin pranveror

Shkupi dhe Shkëndija nisin përgatitjet për sezonin pranveror

Dy skuadrat shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Shkupi dhe Shkëndija sot kanë shënuar startin e përgatitjeve për gjysmësezonin pranveror në Superligën e futbollit të Maqedonisë.

Marketing

Bardhekaltërit u grumbulluan në Çair, përderisa kuqezinjtë nisën me punë në Tetovë.

Por skuadra tetovare këtë vit dhe këto përgatitje për pjesën e mbetur të sezonit i nis me disa ndryshime në stafin drejtues, pasi Shkëndija do të udhëhiqet nga Jeton Beqiri. Ky i fundit u zytartarizua disa ditë më parë, ndërsa sot u prezantua edhe para futbollistëve.

Beqiri te Shkëndija vjen si zëvendësues i Ardian Nuhiut që udhëheqi kuqezinjtë në gjysmësezonin e parë të këtij sezoni.

Shkupi dhe Shkëndija së bashku me Struga Trim Lum sërish edhe këtë sezon janë në garë për titullin e kampionit në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Struga e mbylli në vendin e parë me 39 pikë, duke lënë pas vetes Shkupin me 38 pikë dhe Shkëndijën në vendin e tretë me 35 pikë.

Superliga e Maqedonisë së Veriut nis me 18 shkurt me xhiron e 19-të në program.

Marketing
Exit mobile version