Shkupi e Sofja me aktivitete të përbashkëta për shënimin e 24 majit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e festës së 24 majit- Dita e vëllezërve Shën Qirili dhe Metodi, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Bullgarisë, në frymën e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, u dakorduan që me ngjarje të përbashkëta Ambasadat e të dy shteteve në Beograd, Pragë, Varshavë dhe Kiev, të shënojnë dhe urojnë këtë festë për historinë e përbashkët dhe kulturën e të gjithë popujve slloven.

Marketing
Marketing