Shkupi fiton derbin me Shkëndijën, Struga merr triumf me përmbysje

Shkupi ka fituar derbin ndaj Shkëndijës me rezultat 1:0 në takimin e luajtur sot në kuadër të xhiros së 17-të në elitën e futbollit vendor. Trapanovski doli të jetë heroi i Shkupit, pasi realizoi golin e vetëm dhe të fitores kundër Shkëndijës në minutën e 37-të, rezultat ky që nuk ndryshoi deri në fund të derbit.

Marketing

Në ndeshjet tjera, Struga Trim Lum fitoi me përmbysje 3:2 në Kavadar ndaj Tikveshit, Voska Sport barazoi 2:2 me Bregallnicën, përderisa edhe Gostivari e mbylli me barazim 1:1 takimin me Sileksin në Kratovë, teksa Rabotniçki falë Ermedin Ademit fitoi ndaj Brera Strumicës.

Xhiroja e radhës dhe e 18-ta në elitën vendore do të zhvillohet me 10 dhjetor.

Marketing