Shkupi ka fituar derbin me Struga Trim Lumin të vlefshme për xhiron e 11-të në elitën e futbollit vendor të zhvilluar sot në stadiumin e Çairit. Goli që vendosi këtë sfidë u shënua në minutën 57-të, me autor Fredi Alvarez që ishte i saktë nga pika e bardhë. Deri në fund të sfidës të dyja skuadrat kishin rastet veta, por rezultati nuk ndryshojë, me Shkupin që doli me tri pikë të plota nga ky derbi, duke ia shkaktuar kështu humbjen e parë Strugës në këtë sezon. Me këtë ndeshje është mbyllur edhe xhiroja e 11-të në elitë. Struga edhe përkrahë humbjes në Çair vazhdon kryesimin në renditjen tabelare me 25 pikë të tubuara, duke lënë pas vetes Shkëndijën dhe Shkupin me nga 19 dhe respektivisht 18 pikë.