Me katër përballjet e zhvilluara gjatë ditës së diel, u kompletua java e 7-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.
Në derbin i kësaj jave, kampioni aktual, FC Shkupi “deklasoi” Rabotniçkin në stadiumin në Çair, pran rezultatit 5-0. Margashvili, Kueven, Cefas, Gjorgjiev dhe Alvarez , ishin autor të golave për ekipin vendas.
Fitore në terrenin vendas regjsitroi edhe Struga Trim Lum, që mundi Skopjen me 3-0, falë golave nga Maleski, Ibraimi dhe Shabani.
Ndërkohë epërsinë e terrenit vendas e shfrytëzuan edhe Tikveshi dhe Pobeda, të cilat shënuan fitore ndaj Akademia Pandevit, respektivisht Bregallnicës.
Ditë më parë skuadra e Sileksit, në transfertë, mundi Makedonija Gjorçe Petrovin me 1-0. Këtë javë, e lirë është skuadra e Shkëndijës.
Liga e Parë – Java 7
FC Shkupi 5–0 Rabotniçki
Struga Trim Lum 3–0 Skopje
Tikveshi 2–1 Akademia Pandev
Pobeda 1–0 Bregallnica
Makedonija Gj.P 0-1 Sileksi
Shkëndija, e lirë