Shkupi përforcon edhe stafin, me Demirin si menaxher i ekipit

Për një skuadër stabile dhe me ambicie evropiane, pa dyshim se duhen shumë faktorë në ekip. Kryesia e klubit edhe pse ditët që lamë pas ka arritur të mbajë numrin më të madh të futbollistëve që rikthyen skuadrën në arenën ndërkombëtare, ka filluar dhe me përforcimet në skuadër që do të vazhdojnë të sjellin rezultate edhe në të ardhmen.

Marketing

Por së fundmi Shkupi ka përforcuar edhe stafin menaxhues të ekipit, duke afruar një emër të madh të klubit tonë dhe futbollit në përgjithësi. Bëhet fjalë për Ertan Demirin, i cili nga sot do të jetë në detyrën e menaxherit ekipor, apo “Team manager”.

Demiri menjëherë pasi ka vënë firmën e tij është prononcuar për faqen zyrtare të klubit, ku ka shprehë kënaqësinë që përsëri kthehet në folenë e tij të vjetër për të bërë punë të mëdha.

“Më në fund u ktheva në shtëpinë time. Falënderoj përzemërsisht kryesin e klubit për besimin e dhënë, besoj që me gjithë përvojën time do të kontribuoj që klubi të vazhdon të ngritët edhe më shumë. Ardhja ime te Shkupi është si rezultat i projektit shumë ambicioz dhe të sinqertë. Unë do të jem urë lidhëse mes kryesisë,lojtarëve dhe stafit teknik, gjithashtu do angazhohem edhe te shkolla e futbollit për të ndihmuar maksimalisht që të “prodhojmë” sa më shumë lojtarë për ekipin e parë si dhe lojtar për transferim jashtë vendit. InshAllah do kemi shumë shëndet, suksese si dhe fatin sportiv ne anën tonë”, ka thënë Demiri.

Demiri kishte një karrierë të bujshme si në vend, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.  Përveq se ishte futbollist i Shkupit, ka luajtur edhe te Rabotniçki, Vardari, Shkëndija, Metalurgu dhe Teteksi. Në Shqipëri me Partizanin, në Belgjikë me Lokerenin, ndërsa ishte pjesë edhe e ekipit Al Tavon nga Arabia Saudite.

Para se Demiri të vijë në postin e menaxherit sportiv te Shkupi, me shumë sukses kreu edhe detyrën e drejtorit sportiv te Trepça ‘89 nga Mitrovica.

Marketing