Shkupi sërish ndër qytetet më të ndotura në botë

Instituti i Shëndetit Publik paralajmëroi se ajri në disa qytete është jashtëzakonisht i keq dhe këshilloi qytetarët që të mos dalin nga banesat e tyre.

Marketing

Sipas ISHP, ajri është shumë i ndotur në Strumicë, Manastir dhe Kërçovë, ndërsa në Shkup, Negotinë dhe Prilep…

Një pjesë e madhe e Maqedonisë po mbytet në përqendrimin e lartë të grimcave PM 10. Shkupi është sërish ndër kryeqytetet më të ndotura në botë.

Instituti i Shëndetit Publik paralajmëroi se ajri në disa qytete është jashtëzakonisht i ndotur dhe këshilloi qytetarët që të mos dalin nga banesat e tyre.

“Qëndroni në shtëpi ose zvogëloni sforcimin fizik, veçanërisht jashtë, nëse keni simptoma, të tilla si kollë ose dhimbje të fytit. Të rriturit dhe fëmijët me probleme të mushkërive, të rriturit me probleme të zemrës dhe të moshuarit duhet të shmangin aktivitetin e rëndë fizik. Gratë shtatzëna duhet të qëndrojnë në shtëpi. Njerëzit me astmë duhet të përdorin inhalatorin e tyre më shpesh. Nëse duhet të dilni jashtë, vishni maska ​​me efikasitet të provuar”, thuhet në raport.

Marketing