Ballina Sport Shkupi-Vardar, Bajrami: Luajmë për “shvercerat” (video)

Shkupi-Vardar, Bajrami: Luajmë për “shvercerat” (video)

Skuadra e FC Shkupit të shtunën luan ndeshjen e javës së 32-t, të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa për kundërshtarë ka ekipin e Vardarit.

Marketing

Ekipi ka punuar nën urdhrat e stafit të trajnerëve me në krye Umit Karan dhe kanë përpiluar strategjinë anti-Vardar. Për këtë ndeshje ka folur kapiteni i skuadrës, Muharem Bajrami i cili mes tjerash ka thënë se kjo ndeshje është e rëndësishme për ekipin, pasi që luajmë me një kundërshtarë mjaft të fortë, pastaj është derbi i qytetit, që është e rëndësishme si për ne lojtarët ashtu edhe për tifozët tanë “Shvercerat”.

“Kjo do të jetë ndeshje shumë e rëndësishme për ne, por jo edhe për Vardarin, pasi e dimë se Vardari tani më e ka siguruar pozitën e dytë dhe daljen në Ligën e Evropës. Mirëpo ne kemi objektivat tona, pasi deri në fund të kampionatit ka edhe pesë ndeshje, që duhet sa më mirë ta kryejmë punë dhe ta arrijmë qëllimin që e kemi të gjithë në klub, të mbetemi në pozitën e katërt dhe shpresojmë që Akademija Pandev të fitojë Kupën. Sa i përket ndeshjes së Vardarit, ajo është më se e rëndësishme për ne, pasi që luajmë me një kundërshtarë mjaft të fortë, pastaj është derbi i qytetit, që është e rëndësishme si për ne lojtarët ashtu edhe për tifozët tanë “Shvercerat” dhe për publikun e rëndomtë. Premtoj se i gjithë ekipi do të japim maksimumin që të nxjerrim rezultat pozitiv, e që për ne rezultat pozitiv është fitorja që të mbesim në garë për pozitën e katërt”.

Skuadra e Shkupit në këtë ndeshje nuk ka asnjë mungesë, ndërsa në këtë përballje drejtësinë do ta ndajë arbitri Dimitar Meçkarovski.

Marketing
Exit mobile version