Shkupi vijon të mbetet ndër qytetet me ajrin më të ndotur

Shkupi edhe sot është ndër qytetet me shkallë më të lartë të ndotjes, sipas të dhënave nga platforma e Ministrisë së Mjedisit, air.moepp.gov.mk.

Marketing

Sipas vlerave të fundit të matura, përqendrimi i grimcave PM10 në ajrin në qendër të Shkupit është 276 µg/m3, që është vlera më e lartë në mesin e të gjitha stacioneve matëse në vend.

Edhe në pjesët tjera të vendit, ndotja mbetet e lartë: 178 µg/m3 është regjistruar në Strumicë, 158 µg/m3 në Kërçovë, 152 µg/m3 në vendbanimin Lisiçe në Shkup, 118 µg/m3 në Gostivar dhe 110 µg/m3 në Ohër. µg/m3.

Këto vlera i kalojnë kufijtë e lejuar, veçanërisht në qendër të Shkupit, ku përqendrimet janë jashtëzakonisht të larta.

Kujtojmë, sot në mëngjes Shkupi ishte i shtati në listën botërore të qyteteve me ajrin më të ndotur.

Marketing