“Shkupi vrapon”- këto rrugë janë të mbyllura deri në ora 11

Për shkak të garës “Shkupi vrapon 10 KM – 2018”, sot nga ora 7:30 deri në ora 11 sot është e mbyllur për trafik një pjesë e bulevardit “Ilinden”, në shtegun nga udhëkryqi me rrugën “Aminta III” (shatërvani “Lotus”) dhe rruga “Lublanska” (QT “Skopje City Mall”). Trafiku do të riorientohet në rrugët përreth.

Marketing

Automjetet e transportit publik që e shërbejnë linjën 8 do të devijohen përgjatë bulevardit “Shën Kliment Ohridski “dhe pastaj përgjatë Bulevardit “Aradhat partizane”. Automjetet që shërbejnë linjën me nr. 15A, do të devijohen përgjatë Bulevardit “Aradhat partizane”.

Autobusët nga linjat 15, 15A dhe 19, të cilat shërbejnë terminalin e rrugës “Lublanska” do të ridrejtohen në terminalin në rrugën “Manapo.” Autobusët e linjave të autobusëve 15, 15A, 19, 7 dhe 59, të cilët do ta përdorin terminalin në rrugën “MANAPO” do të vazhdojë në rrugën “Kryengritja e Karposhit” e pastaj do të vazhdojnë në rrugën “Marrëveshja e Bledit” dhe pastaj të vazhdojë në bulevardin “Aradhat partizane”.

Marketing