Shkupin dhe Prishtinën e lidhë trashëgimia e Nënës Tereze

Sot në Shkup dhe në Prishtinë u finalizua ideja e mbjelljes së fidaneve që dolën nga boçat e bredhit të dëmtuar të Nënës Tereze në Shkup. ITHKSH në bashkëpunim me NP “Parqe dhe Gjelbërime”  të Shkupit e drejtuar nga drejtori Zuhjer Rehepi dhe
me Ndërmarrjen e Menaxhimit të Hapësirave Publike dhe Parqeve të
Prishtinës, e drejtuar nga drejtoresha  Donika Çetta, në prani të
kryetarit të Prishtnës dhe një numër të konsiderueshëm të
personaliteteve publikie nga dy kryeqendrat tona, konkretizoi këtë
ide, me ç’rast drejtori i ITSHKSH, prof. Skender Asani, pasi foli për
kronologjinë historike të komunitetit katolik në Shkup dhe fazat e
ngritjes dhe rënies së këtij tij , nënvizoi se Instituti që ai drejton
ka ndërmarrë një mori veprimesh që kanë si synim kurimin e kujtesës
hostorike nga plagët e kohës, Me këtë rast ai përmendi  iniciativën e
ITHKH në formë të një drafti ligjor  që e ka përgatitur dhe dorëzuar
në Qeveri, i cili parashesh shpalljen e Nënës Tereze aset shtetëror në
mbrojtje të ligjit. Kjo edhe për faktin se, tha Asani, familja e Nënës
Tereze dhe gjithë komuniteti katolik shqiptar kaluan nëpër një kalvar
të tmerrshëm në regjime të ndryshme, duke iu nënshtruar një procesi të
vrazhd asimilues që u shpreh përmes ndryshimeve të dhunshme
urbanitike, ku më së keqi pësuan shtëpitë në lagjen katolike shqiptare
të Shkupit dhe objektet sakrale të shqitarëgve , siç ishin kisha
“Zemra e Krishtit”, teqja e bektashinjve dhe xhamia “Burmali”, u
shpreh Asani, i cili faleminderoi  Zuhejr Rexhepin, drejtor i NP
“Parqe dhe Gjelbërime” për dhurimin e këtyre bredhave si dhe
Fondacionin “Hasan Prishtina”, drejtuar nga Mehmet Prishtina, i cili
është donator i eksponateve në formë të boçave të praruara me ngyjrë
ari që iu jepet personaliteteve me kontribute të veçanta. Një
mirënjohe e tillë sot shkoi edhe për kryetarin e Prishtinës, Përparim
Rama.  Ky i fundit falenderoi ITSHKSH dhe drejtorin Asani për këtë ide
fisnike dhe u shpreh i gatshëm që komuna që ai drejton edhe në të
ardhmen të mirëpre idetrë e tilla që afron më tepër njerëzit.
Pjesë e këtij aksioni ishte edhe nderimi ndaj një familje Strugane që
kishte dhënë kontribut të jashtëzakisnhëm gjatë viteve nëntëdhjetë,
atëherë kur dhuna serbe kishte dëbuar nga puna shqiptarët e Kosovë.
Sot në parkun Nëna Tereze në Prishtinë u mboll një fidan për këtë
familje, përfaqësuar nga Dritan Hani, vëllai i të cilit mbante po të
njejtin emër dhe që ndërroi jetë në aksidentin e ndodhur gjatë një
rrugëtimi, ku kjo familje ishte e përfshirë në ndarjen e ndihmave
humanitare për popullatën e rrezikuar të Kosovës.

Marketing