Shkupjani ruan ariun si kafshë shtëpiake, reagime në publik

Reagime të shumta në publik pasi në rrjetin social “TikToK” është shfaqur një video në të cilën pretendohet se një qytetarë nga Shkupi po ruan një ari si kafshë shtëpiake,

Marketing

edhe përkundër faktit se kjo është e ndaluar me Ligjin për Mbrojtjen e Kafshëve.

Videoja është shpërndarë me reagime të shumta edhe në rrjetin social “Twitter” ndërsa pretendohet se ngjarja ka ndodhur në periferinë e Shkupit.

Në video shihet një ari i vogël bashkë me një qen, i cili në një moment su lmon ariun, ndërsa në sfond dëgjohet një person duke folur në gjuhën maqedonase.

 

Shumë qytetarë kërkojnë që Ministria e Punëve të Brendshme të identifikojë personin dhe të zbardh rastin me qëllim ndëshkimin e personit në fjalë.

Marketing