Ballina Showbiz Shkupjani Xhelal Fera aktor në filmin shqiptaro-kinez “Balkan Blood”

Shkupjani Xhelal Fera aktor në filmin shqiptaro-kinez “Balkan Blood”

Aktori shqiptar Xhelal Fera e ka patur gjithmonë pasion aktrimin që kur ka qenë i ri. E ndërsa shihte filma me aksion, nuk e mendonte se një ditë do të dilte përpara kamerave e do luante në ndonjë film të tillë. Pjesëmarrja e tij e parë në film ishte në mënyrë krejt rastësore. Djali i xhaxhait i tregoi se kërkonin figurantë për një film, ai shkoi dhe mori pjesë si figurant. Regjisori në atë film i tha: “Ty të do shumë kamera, duhet të vazhdosh”. Kështu nisi karriera e tij artistike, duke marrë pjesë në shumë filma që nga viti 2014 dhe deri më sot. Pjesëmarrjet e tij janë të shumta në filma shqiptarë e të huaj kryesisht në filma aksion si; “Balkan Scam” 1, 2,3,4, “Jeto dhe vdis”, “Shqiponjat e arta”, “Sunrise”, “Dashuria s’mjafton”, “Kush je ti”, “Gjurmë pa shenjë” e të tjerë. Xhelal Fera ka marë pjesë edhe në një film shqiptaro -kinez që është realizuar në Shqipëri dhe mban titullin “Balkan Blood” realizuar në vitin 2019 i shfaqur edhe në kinema. Në këtë film eksperti kinez i arteve luftarake Qiao Lin përballet me bandën e gangsterëve ballkanas që kanë mbërthyer me mizorinë e tyre një qytet të tërë. Fati i banorëve është në duart e tij.

Marketing

Me aktorët Xu Chong, Wang Zhichen, Li Xin Zhe, Klod Hoxha, Emi Canaj, Kamber Mici, Margent Çaushi, Xhelal Fera dhe regji nga Chen Shu Hao dhe Distributor Yunchi Media Production Albania, filmi është i llojit aksion. Në film zhvillohen shumë skena dhe një nga personazhet kryesore që interpreton Xhelal Fera është John-i, një gangster që në moshën 35 vjeçare zbaton me përpikmëri çdo urdhër të bosit të gangsterave, Charles. John-i është një nga personazhet me një dialog interesant me shumë skena aksion. Realizimi i filmit dhe selektimi i aktorëve është bërë i mundur nga producenti Blemir Dervishi, i cili bëri të mundur sjelljen e të gjithë ekipit të xhirimit nga Kina. Në intervistë për Radio Ejani aktori Xhelal Fera tregon për eskperiencën e tij në këtë film, por edhe për karrierën e tij artistike.

CMG: Këto ditë ju keni qenë me xhirime të filmit “Haluch”. Për çfarë bën fjalë filmi dhe çfarë roli interpretoni ju ?

Xhelal Fera: Po është e vërtetë që kam qenë në xhirime për filmin “Haluch”, i cili bën fjalë për një student të forcave komando, që në pamundësi për të paguar shkollën, i futet rrugës së krimit dhe bëhet pjesë e organizatës kriminale i drejtuar nga Big Bossi. Ai kupton errësirën dhe vorbullën ku është futur dhe dëmtimi që droga i ka bërë trurit të tij. Personazhi im në film është një vrasës i paskurpullt, i cili merret me shumë veprimtari kriminale. Filmi ka tone reale, tregon pa dorashka se të gjitha e kanë nga një çmim, e kjo është një plagë e shoqërisë ku jetojnë, e cila nuk e le vendin të ecë përpara.

CMG: Ju e keni nisur profesionin e aktrimit një dekadë më parë dhe për 8 vite keni patur shumë role në filma shqiptarë dhe të huaj

Xhelal Fera: Profesioni i aktrimit ka nisur shumë herët, ku kam bërë shumë role të filmave shqiptarë dhe të huaj. Po përmend disa nga filmat ku kam marë pjesë si “Balkan Scam” 1, 2,3,4, “Jeto dhe vdis”, “Shqiponjat e arta”, “Sunrise”, “Dashuria s”mjafton”, “Kush je ti”, “Gjurmë pa shenjë”, në filmin shqiptaro- kinez “Balkan Bllod” në vitin 2019, filmi “Haluch” realizuar së fundi në vitin 2022, etj. Këto janë vetëm disa nga projektet që unë kam marë pjesë.

CMG: Keni marrë pjesë edhe në një film shqiptaro-kinez. Si ishte ky bashkëpunim me aktorët kinezë ?

Xhelal Fera: Po, është e vërtetë që kam marrë pjesë në filmin shqiptaro- kinez “Balkan Bllod”. Ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë, jemi ndjerë si në shtëpinë tonë. Nuk e dinim gjuhën për të komunikuar, por kishim përthyes Blemir dhe Ola Dervishin të cilët kanë qenë gjithmonë afër nesh sa i përket skenarit. Në fund ja dolëm që të përfundonim filmin me sukses.

CMG: Karakterin e rolit e përzgjedh vetë apo ta sugjerojnë regjisorët?

Xhelal Fera: Gjithmonë regjisori sugjeron rreth karakterit të aktorit, për t’i dhënë një rol të caktuar.

CMG: Çfarë kërkon të arrish nëpërmjet artit?

Xhelal Fera: Nëpërmjet artit kërkoj të ngrihem gjithmonë e më lart. Të merresh me art është e lodhshme, por në fund është kënaqësi. Në çdo projekt që xhirojmë shoh fytyra të reja, formoojmë një shoqëri shumë të afërt me kolegët. Unë do të përmend një nga kolegët e mi që ka qenë gjithmonë afër meje. Ai është aktori shqiptar i suksesshëm në Itali Antonjo Gjonaj, një djalë familjar dhe më shumë se shok. Ne na lidhin bashkë shumë projekte. E përshëndes Antonjon, gjithashtu përshëndes edhe regjisorët Drilon Hoxha, Dashnor Asllanin, Maksimand Adimin, Marjus Dervishin, Endri Shkreta, Dorina Toc , Adem Plica regjisor, producentin Mosol Sulykemani dhe në fund Taulant Skënderaj regjisor dhe skenarist.

Marketing
Exit mobile version