Shoferja e dehur aksidenton çiftin e sapomartuar, vdes nusja, dhëndrri në gjendje kritike

Një e vajzë e re është aksidentuar për vdekje vetëm pak çaste pas ceremonisë së saj së martesës, pasi një shofere e dehur u përplas me automjetin e çiftit të porsamartuar.

Marketing

Autoritetet thanë se ngjarja ka ndodhur në një rrugë plazhi në Karolinën e Jugut.

Samantha Miller, 34 vjeç, nga Charlotte, Karolina e Veriut, vdiq në aksident, sipas zyrës së mjekëve të qarkut Charleston. Miller sapo ishte martuar disa orë më parë, tha drejtori i departamentit të sigurisë publike, Andrew Gilreath.

Dhëndri Aric Hutchinson ndodhet në gjendje kritike, pasi ka pësuar lëndime në tru dhe fraktura të shumta. Të lënduar kanë mbetur edhe tre persona të tjerë që ndodheshin në automjet me çiftin.

Pas ngjarjes nëna e dhëndrit krijoi një faqe ‘GoFundMe’ për të paguar funeralin e nuses dhe faturat mjekësore të djalit të saj.

Ndërkohë e dyshuara Jamie Lee Komoroski po ecte me 105 km/h në momentin e aksidentit, para se të përplasej në automjetin e çiftit të porsamartuar. Kufiri i shpejtësisë në atë zonë është 40 km/h. Ajo po akuzohet për vrasje dnga pakujdesia dhe për dhënien e makinës në gjendje të dehur dhe rrezikon të përballet me 25 vjet burg.