Enock Mwepu ka njoftuar që do pensionohet nga futbolli.
Mesfushori që ka vetëm 24 vjeç ka njoftuar se do varë këpucët për shkak të problemeve shëndetësore.
Këtë lajm e ka bërë të ditur në faqen e tij zyrtare.
Ai tregoi arsyet e pensionimit dhe falënderoi të gjithë ata që ishin me të gjatë këtij rrugëtimi.
Më poshtë e gjeni shkrimin e tij:
“Një djalë nga Zambia e vogël të quajtur Chambishi do të ndajë disa informacione me ju.
Ai qëndroi i fortë për të ndjekur ëndrrën e tij për të luajtur futboll në nivelin më të lartë dhe me ndihmën e Zotit ai jetoi ëndrrën e tij duke arritur në Premier League. Megjithatë, disa ëndrrave ju vije fundi, kështu që me trishtim njoftoj nevojën për të varur këpucët e mia për shkak të këshillave mjekësore që kam marrë.
Megjithatë, ky nuk është fundi i angazhimit tim me futbollin, kam në plan të qëndroj i përfshirë në njëfarë kapaciteti.
Do të doja të përfitoja nga ky rast për të falënderuar të gjithë ata që më mbështetën në rrugëtimin tim të futbollit, duke përfshirë gruan dhe familjen time, agjentin tim 12 MAN, FA të Zambisë, të gjitha klubet e mia të mëparshme, shokët e skuadrës dhe trajnerët dhe veçanërisht të gjithë në Brighton & Hove. Albion”, shkroi ai.