Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë një organizim monoetnik

Me ndarjen e çmimeve për nder të 7 prillit – Ditës Botërore të Shëndetësisë Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë, nxorri në pah çasjen monoetnike të organzatës. Ajo që ra në sy dhe dhe ngjalli reagime të shumta në publik, ishte fakti që infektologët e Klinikës Infektive në Shkup, Ilir Demiri dhe Fadil Cana munguan edhe në listën e mjekëve të cilëve u ndanë pllakate dhe mirënjohje. Rastësisht apo jo, në listën e shpalosur nuk figuronte asnjë mjek shqiptar, shkruan Lobi.

Marketing

Për të gjurmuar mbi veprimtarinë e kësaj shoqate, Lobi realizoi disa kërkime. Si e para, Shoqata posedon faqen në internet por vetëm në gjuhën maqedone dhe atë angleze.

Shoqata daton nga vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar, nga ku dhe kuptohet qasja nacionalite pasi është krijuar në një kohë të monizmit politik.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është sela-afrim1-1024×832.png
Qasja ka ngelur e njejtë pasi edhe struktura e shoqatës është monoetnike. Këshilli Drejtues përbëhet nga doc, d-r Goran Dimitrov kryetar, Prof d-r. Mirjana Shosholçeva dhe Doc, d-r. Boro Gjenov nënkryetarë, Prof. d-r Oliver Karanfilski sekretar gjeneral, Prof. d-r. Slavejko Sapunov, D-r Dragan Mijakoski, D-r Sead Zejnel, D-r Marija Zdraveska, Lolita Andonovska, D-r Dimitar Arnaudov anëtarë të Këshillit Drejtues.

Kjo qasja monoetnike e shoqatës së mjekëve të Maqedonisë së Veriut, duket që ka ndikuar që mjekët shqiptarë të organizohen në shoqatën e tyre. Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veruit vepron nga viti 2006. Shoqata krahas mjekëve duhet të gjejë përkrahje edhe nga media në gjuhën shqipe, bizneset dhe politika shqiptare. LOBI

Marketing