Shpallen finalistët e “Festivalit të Këngës” në RTSH

Janë shpallur finalistët që do të marrin pjesë në “Festivalin e Këngës”.

Pavarësisht kushteve që pandemisa ka shkaktuar, mbrëmjen e kaluar nisi edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës.

Marketing

Ishin 25 këngë që morën pjesë në spektaklin e madh, kështu duke konkurruar për të fituar të drejtën e pjesëmarrjes në edicionin e ardhshëm të Festivalin Evropian.

Juria e “Festivalit të Këngës” ka përzgjedhur 18 finalistët e edicionit të 59-të, të cilët u bënë publikë në faqen zyrtare të Radio Televizionit Shqiptar.

1. Orgesa Zaimi
2. Festina Mejzini
3. Devis Xherahu
4. Inis Neziri
5. Florent Boshnjaku
6. Sardi Strugaj
7. Gjergj Kaçinari
8. Rosela Gjylbegu
9. Kastro Zizo
10. Wendi Mancaku
11. Evi Reçi
12. Xhesika Polo
13. Anxhela Peristeri
14. Era Rusi
15. Gigliola Haveriku
16. Viktor Tahiraj
17. Kamela Islamaj
18. Mirud

Mbrëmja u mbajt në ambient të hapur për t’ju përshtatur rregullave të Covid-19.

Marketing