Shpallen rezultatet paraprake të provimit të maturës shtetërore

Qendra shtetërore e provimeve bën me dije se sot, datë 1 korrik 2022, në orën 12 do të shpallen rezultatet paraprake të provimit të maturës shtetërore, 12 ditë më herët se afati ligjor.

Marketing

Ato janë dërguar nëpër shkolla dhe secili kandidat mund t’i shohë ato në mënyrë elektronike duke u kyçur në http://rezultati.dic.edu.mk.

Matura shtetëror e këtij viti është realizuar sipas marrëveshjes me gjimnazistët, pra dy lëndë të jashtme(eksterne), dy të brendshme(interne), detyrë projekti dhe programe të shkurtuara provimesh.

Nota mesatare e provimeve të jashtme nga rezultatet paraprake është 3.78 dhe është më e lartë se vitin e kaluar kur ishte 3.61.

Nxënësit mund të paraqesin ankesat e tyre ne afat të caktuar. Ndërsa për më tepër informata shtesë nxënësit mund të informohen nga komisionet e maturës në shkollat ​​e tyre dhe në www.matura.gov.mk.