Shpallet thirrje për fluturime çarter për shtetasit tanë nga Lubjana

Qeveria shpalli thirrje publike për organizimin e transportit ajror për shtetasit tanë të cilët dëshirojnë të kthehen në vend (https://vlada.mk/node/20727), me fluturime çarter nga Lubjana për 215 udhëtarë. Afati përfundimtar për organizimin e fluturimeve duhet të jetë deri pasnesër në orën 12.00.

Marketing

“Të drejtë për pjesëmarrje ka çdo kompani ajrore apo agjenci turistike e cila do të organizojë fluturime çarter nga qytetet në Evropë deri në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kriter për zgjedhjen e ofruesit më të mirë është çmimi më i ulët. Sekretariati i përgjithshëm do të lidhë marrëveshje dhe do të kryejë pagesë së ofertës më të volitshme të zgjedhur në bazë të kriterit të dhënë për zgjedhje”, bëri të ditur ore shërbimi qeveritar. Ofertat e thirrjes duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike, të verifikuara, të nënshkruara nga ana e personit përgjegjës dhe në formë të skanuar në e-mail adresën në vijim: [email protected]

Afati përfundimtar për dorëzimin e ofertave është data 26.03.2020 deri në orën 08:00.

Personat të cilët do të paraqiten në thirrje, gjatë hyrjes në aeroplan do të nënshkruajnë marrëveshje me të cilën garantojnë se do ta paguajnë vlerën e përcaktuar për biletë të aeroplanit në llogari të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe do të plotësojnë Deklaratë se pajtohen pas mbërritjes në shtet të vendosen në objekte për karantinë shtetërore në kohëzgjatje prej 14 ditëve.

Personat do të merren nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, me transport të organizuar deri te vendi i caktuar për karantinë shtetërore.

Personat të cilët do të udhëtojnë kanë afat 15 ditë nga dita e mbërritjes të kryejnë pagesën në vlerën për biletën në pajtim me marrëveshjen e dakorduar. Kthimin e mjeteve duhet ta kryejnë në formularin PP-50 në të cilin duhet t’i vendosin të gjitha të dhënat.

Emri i pranuesit:

Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Llogaria e transaksionit 100 000000063095

Llogaria e shfrytëzuesit 630010001963019

Kontoja paraprake 725939 00

Në cakun e shenjës: Kthimi i mjeteve në llogarinë 040010007863713, konto e të dalave 420220 nënprogrami 10.

“Marrëveshja midis udhëtarëve dhe Qeverisë së RMV-së, në të cilën garantojnë se do ta paguajnë shumën e caktuar për biletën e aeroplanit në llogari të Qeverisë së RMV-së ka cilësinë e dokumentit përmbarues dhe mund të jetë lëndë e përmbarimit në rast të mospërmbushjes së obligimit nga pala e kontraktuar”, qëndron në kumtesë.

Për informata shtesë ofertuesit mund t’i drejtohen Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë në telefonin 02/3118-022.