Artistët po presin me padurim fillimin e dasmave.
Për shkak të pandemisë COVID-19, këngëtarët nuk kanë filluar ende mbrëmjet muzikore dhe performancat në ahengje të tjera familjare.
Madje, në Kosovë para pak ditësh u protestua për lejimin e organizimit të dasmave dhe ahengjeve të tjera.
Edhe pse virusi ende gjendet në mes nesh, disa prej këngëtarëve janë të bindur se dasmat do të organizohen.
Shpat Kasapi, së fundi ka publikuar disa video të shkëputura nga dasmat ku ka performuar kohë më parë.
“Dasmat sivjet kismet po”, ka shkruar artisti sipër njërës video.