Shpat Kasapi kapet me kokainë! U ndalua në Maqedoninë e Veriut, policia kreu një kontroll rutinë

Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, i cili mban gjithashtu pozitën e këshilltarit të zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi është kapur me drogë të llojit kokainë.

Marketing

Mediat shqiptare në Maqedoni, kanë raportuar se ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth një muaj më parë, por deri tani ishte mbajtur e fshehur dhe e papublikuar nga policia. Siç bëhet e ditur këtë të hënë, këngëtari në momentin e ndalimit ishte në lagjen Gjorce Petrov në afërsi të SP PLANET.

Po nëpërmjet mediave maqedonase mësohet se në momentin e ndalimit nga policia për një kontroll rutinë, Shpat Kasapi rezultoi të kishte me vete sasinë e lëndës narkotike. Për këtë arsye ai është arrestuar menjëherë dhe ndaj tij është ngritur një padi, por më pas është liruar dhe aktualisht pritet të gjykohet në liri. Top Channel

Marketing