Shpenzimet marramendëse të VIP-ave në veshje

Sot për artistët shqiptarë një projekt nuk quhet i kompletuar pa aspektin e pamjes.

Marketing

Artistet duhet të jenë sa më në nivel sa i përket pamjes së tyre, ku ata blejnë rroba të shtrenjta dhe jo vetëm.

Mijëra euro shpenzohen nga artistët tanë në këtë pjesë, për të veshur diçka na brendet luksoze, ku dhe trendëve iu prijnë më herët.

Sipas një storie nga emisioni “Prive” në “Klan Kosova” Dhurata Dora, Nora Istrefi, Capital T, Mozzik dhe Noizy janë vetëm disa nga artistet që shpenzojnë mijëra euro për video-klipe.

Dhurata Dora në klipin e fundit vetëm një veshje i ka kushtuar rreth 10.000 euro, ndërsa këngëtarja tjetër Nora Istrefi gjatë një koncerti në Australi vetëm ora “rolex” i kushtoi hiç më pak se 11.000 euro.

Më shpenzime të shumta si përket veshjeve nuk janë as djemtë, ku Capital T së fundmi në video-klipin se bashku me Mc Kresha shpenzoi për veshje hiç më pak se 2000 euro.

Po ashtu edhe Mozzik eksperimenton pak me shume me veshje, ai veshët në çdo klip me mijëra euro.

Ndërsa Noizy për jetën luksoze s’kemi çka flasim, luks makina te shtrenjta ne pjesën e stilit i qëndron besnik rrobat shumë të shtrenjta.

Marketing