Ballina Lajme Botë Shpenzoi shumë para dhe donte ta fshihte nga burri, gruaja inskenon grabitjen...

Shpenzoi shumë para dhe donte ta fshihte nga burri, gruaja inskenon grabitjen me armë

Një grua në Patra ka raportuar se ishte viktimë e një grabitjeje me thikë, por e vërteta ishte krejt ndryshe.

Marketing

41-vjeçarja ka denoncuar në Policinë e Patrës se teksa është ndaluar me makinën e saj në rrugën Londou është sulmuar nga dy persona që lëviznin me motor. Siç ka pretenduar ajo, dy autorët e kanë kërcënuar me thikë, kanë hapur derën e pasagjerit dhe i kanë marrë portofolin me shumën 850 euro dhe dy karta bankare.

Mirëpo, e vërteta është krejtësisht ndryshe, pasi sipas mediave greke, më në fund doli se e gjithë kjo ishte thjesht një skenar i shkruar mirë, pasi u vërtetua përfundimisht se ajo ka inskenuar grabitjen për të justifikuar shumën që ka shpenzuar nga paratë e bashkëshortit.

Më në fund 41-vjeçari u arrestua për dëshmi të rreme dhe mobilizim të panevojshëm të autoriteteve.

Marketing
Exit mobile version