Ballina Lajme Kosovë Shpërthen bombola e gazit në Kosovë, 15 të plagosur

Shpërthen bombola e gazit në Kosovë, 15 të plagosur

Një shpërthim është regjistruar këtë të shtunë në një banesë në fshatin Kçiq në Mitrovicë.

Marketing

Fillimisht u raportua për 13 të lënduar, ndërsa spitali Rajonal në Mitrovicë njofton se deri më tani numri i të lënduarve ka arritur në 15.

Zëdhënësja e spitalit rajonal të Mitrovicës, Nita Mustafa ka thënë për mediat në Kosovë, se për shkak të lëndimeve, 14 prej 15 personave të lënduar janë transferuar në qendrën klinike Universitare të Kosovës.

“15 persona kanë pranuar trajtim mjekësor në Emergjencë. 14 prej tyre janë dërguar për trajtim në QKUK për shkak se kanë pasur lëndime më të rënda. Ndërsa njëri prej tyre është dërguar për në shtëpi”, tha Mustafa.

Ndërkohë autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve që sollën shpërthimin.

Marketing
Exit mobile version