Shpërthen bombola e gazit në një kopsht, plagosen 5 fëmijë

Pesë fëmijë kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në një kopsht në Bergamo të Italisë, gjatë provave të një shfaqeje që do të organizonin. Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur në orën 10.30, ndërsa fëmijët kanë pësuar djegje pasi ishin duke pjekur disa ëmbëlsira të karamelizuara në oborrin e kopshtit, kur një bombol gazi shpërtheu.

Marketing

Në gjendje më të rëndë është një vajzë 4-vjeçare, e cila është transportuar me helikopter në spitalin Buzzi të Milanos me kod të kuq. Ndërsa një djalë 4-vjeçar pësoi djegie të shumta dhe u transportua me helikopter në Niguarda në Milano me kod të verdhë.

Të plagosur kanë mbetur edhe tre të rritur, raporton TG. com.