Shpërthen eksplozivi në Turqi, vdesin 4 civilë dhe 13 mbesin të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar ditën e sotme në Turqi, në zonën Kulp të Dijarbakirit. Sipas raportimeve të mediave turke, mësohet se një eksploziv i punuar me dorë, vendosur nga anëtarët e organizatës terroriste PKK, shpërtheu gjatë kalimit të një automjeti civil që transportonte punëtorët e pyjeve.

Marketing

Ndërkaq, po në të njëjta raportime thuhet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur një numër i madh i ambulancave.

Gjithashtu në bazë të informacionit paraprak të policisë, si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën 4 civilë dhe 13 kanë mbetur të plagosur.