Një banesë është përfshirë nga flakët të dielën në mbrëmje në fshatin Hysë të Belshit.
Zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Raportohet se është djegur banesa që shërbente si magazinë.