Ballina Lajme Botë Shpërthen vullkani në Itali, vdes një person

Shpërthen vullkani në Itali, vdes një person

Një vullkan ka shpërthyer në ishullin italian Stromboli, ku ka mbetur i vdekur një person.

Marketing

Siç njofton BBC, përcjell Telegrafi, viktima është një mashkull i cili u godit nga një gur në rënie, po ashtu raportohet edhe për një person tjetër të lënduar.

“Ne pamë shpërthimin nga hoteli. Ishte një zhurmë e madhe”, tha Michela Favorito, deklaroi një dëshmitare e cila punon në një hotel në ishull.

Zjarrfikësit po merren me shpërthimet e shkaktuara nga vullkani.

Vullkani i Strombolit është një nga më aktivët në planet dhe ka qenë në një gjendje pothuajse konstante të shpërthimit që nga viti 1932.

Marketing
Exit mobile version