Ballina Lajme Botë Shpërthen vullkani që ishte “në gjumë” 900 vjet (Video)

Shpërthen vullkani që ishte “në gjumë” 900 vjet (Video)

Një vullkan që ishte në gjumë prej 900 vitesh shpërtheu pranë kryeqytetit të Islandës, Reykjavik. AFP sjell imazhet e filmuara me helikopter nga rojet bregdetare të Islandës.

Marketing

Shpërthimi ndodhi të premten, 19 mars, por zyrtarët thanë se ishte i vogël dhe nuk paraqiste rrezik për njerëzit.

Imazhe dramatike të filmuara nga një helikopter i rojes bregdetare tregojnë rrëke llave të kuqe që dalin nga çarjet në luginën  Geldingadalur afër malit Fagradalsfjall në gadishullin Reykjanes në Islandën jugperëndimore.

Retë e gazit blu mbuluan zonën, 40 km larg kryeqytetit, dhe pranë Lagunës blu, një destinacion i njohur turistik.

Shpërthimi ndodhi të premten në darkë duke ndriçuar errësirën e natës, ndërsa u shoqërua dhe me qindra lëkundje tërmeti të vogla.

Aeroporti Ndërkombëtar i Islandës Keflavik dhe porti i vogël i peshkimit në Grindavik janë vetëm disa kilometra larg, por zona ku u përhap llava është e pabanuar dhe shpërthimi duket se nuk paraqet ndonjë rrezik.

Sizmiologët thanë se çarja mund të ketë qenë 500- 100 metra e gjatë, ndërsa përhapja e llavës të jetë gati 1 km.

Exit mobile version