Shpërthim i fuqishëm në bastionin e Hezbollahut në Bejrut

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në periferitë jugore të kryeqytetit libanez të Bejrut të martën. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia televizive Al Manar të drejtuar nga Hezbollahu.

Marketing

Zona ku u dëgjua shpërthimi është një pjesë e populluar e Bejrutit dhe bastion i grupit militant të mbështetur nga Irani.

Ndërkohë, Izraeli thotë se ka nisur një sulm në Bejrut, në shënjestër të të cilut është një komandant i Hezbollahut, të cilin e fajëson për një sulm vdekjeprurës në Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli.