Ballina Lajme Botë Shpërthim në një xhami në Afganistan, ka viktima

Shpërthim në një xhami në Afganistan, ka viktima

15 persona janë plagosur në një xhami në Nangarhar të Afganistanit si pasojë e një shpërthimi.

Marketing

Një zyrtar i talebanëve tha se shpërthimi shkaktoi edhe viktima, por ende nuk raportohet një numër i konfirmuar.

Një banor i zonës, Atal Shinwari rrëfeu se shpërthimi ndodhi rreth orës 13:30 me orën lokale kur shpërtheu eksplozivi.

Walli Mohammed, një i moshuar dhe aktivist lokal, i tha AFP se bomba dukej se ishte fshehur në një altoparlant.

Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.

Exit mobile version