Shpërthimi në minierën në Turqi/ Përfundojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, 41 viktima

41 është numri i punëtorëve që humbën jetën nga një shpërthim në një minierë qymyri në Turqinë veriore.

Marketing

Pas më shumë se 20 orë nga ngjarja e rëndë kanë përfunduar operacionet e kërkim-shpëtimit.

Sakaq, ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, tha se 11 punëtorë mbetën të lënduar, dhe vetëm një prej tyre ka lënë spitalin.

Rreth 110 njerëz ishin në minierë në kohën e shpërthimit të së premtes, pothuajse gjysma e tyre në më shumë se 300 m thellësi.

Ekuipazhet e urgjencës punuan gjatë natës, në përpjekje për të gjetur të mbijetuar.

Pamjet video treguan minatorët që dolën të nxirë të shoqëruar nga ekipet e shpëtimit në objektin në Amasra, në bregun e Detit të Zi.

Familja dhe miqtë e të zhdukurve mund të shiheshin gjithashtu në minierë, duke pritur me ankth lajmet për të dashurit e tyre.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka shkuar në vendngjarje  së bashku me ministra të tjerë, dhe konfirmoi se personi i fundit i zhdukur ishte gjetur i vdekur.

Marketing