Vaksinat kundër kancerit mund të jenë të aksesueshme për pacientët brenda dekadës së ardhshme, kështu kanë thënë çifti i mjekëve, krijues të një prej vaksinave kundër pandemisë.
Vaksinat kundër kancerit mund të jenë të aksesueshme për pacientët brenda dekadës së ardhshme, kështu kanë thënë çifti i mjekëve, krijues të një prej vaksinave kundër virusit.
Profesorët gjermanë Ozlem Tureci dhe Ugur Sahin, thanë se ndërsa shkencëtarët hezitojnë të thonë se një kurë për kancerin është e sigurt, ata kanë pasur ‘përparime’ për të cilat do të vazhdojnë të punojnë.
Profesor Tureci tha: Mendojmë se një kurë për kancerin, ose ndryshimin e jetës së pacientëve me kancer, është në dorën tonë. Çifti bashkëthemeluan BioNTech në Mainz, Gjermani, në vitin 2008, ku ata kanë punuar për të parë imunoterapitë e kancerit të përshtatura për pacientët individualë dhe kanë zhvilluar vaksinën Pfizer/ BioNTech.
Ndërsa Tureci tha: ‘Si shkencëtarë ne gjithmonë hezitojmë të themi se do të kemi një kurë për kancerin’, përpara se të shtonte: Ne kemi një sërë përparimesh dhe do të vazhdojmë të punojmë për to. Ata thanë se zhvillimi dhe suksesi i vaksinës Pfizer/BioNTech kundër Covid-19, e cila u përhap gjerësisht në pandemi, ka ndihmuar në punën e tyre për të gjetur një kurë për kancerin.