Shqipëri-Rusi, ndeshja e parë/ Përcaktohet kalendari i ndeshjeve të Ligës së Kombeve

Pas hedhjes së shortit, ditën e djeshme, të premten u përcaktua edhe ndarja e kalendarit të ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Marketing

Shortin e vendosi Shqipërinë në Grupin B2 së bashku me Izraelin, Rusinë dhe Islandën. Katër ndeshjet e para të kuqezinjve do të luhen në qershor brenda 14 ditëve në një kalendar mjaft të ngjeshur. Fushata eliminatore e Kombëtares shqiptare do të nisë në shtëpi, më 2 qershor 2022 ndaj Rusisë.

Katër ditë më pas, më 6 qershor 2022 Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Islandës, ndërsa më 10 qershor 2022, kombëtarja do të presë Izraelin në shtëpi. Sfidat e këtij muaji do të mbyllen me ndeshjen e 13 qershorit me Shqipërinë do të sfidojë Rusinë në transfertë për ndeshjen e kthimit.

Pas pauzës së verës, Liga e Kombeve rikthehet në shtator me dy ndeshjet e fundit të grupit. Më 24 shtator 2022, Shqipërinë udhëton drejt Izraelit për ndeshjen e pestë, ndërsa në sfidën e fundit të grupit përfaqësuesja kuqezi do të presë Islandën më 27 shtator 2022.

Më poshtë, edhe kalendari i plotë me data dhe orare i ndeshjeve të Shqipërisë në grupin B2 të Nations League 2022-23.