Ballina Aktuale Shqipëria dëshpëron me humbje ndaj Lituanisë, Hysaj ndëshkohet me të kuq

Shqipëria dëshpëron me humbje ndaj Lituanisë, Hysaj ndëshkohet me të kuq

Shqipëria ka zhgënjyer në ndeshjen kundër Lituanisë.

Marketing

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje minimale në shtëpinë e saj, në përballjen me Lituaninë, shkruan lajmi.net.

‘Kuqezinjtë’ nuk arritën të krijojnë raste shënimi, kurse kundërshtari shfrytëzoi gabimin e Gjasulës për të marrë tri pikët.

Në minutën e 51’, një top i kthyer gabimisht prapa u konvertua në gol nga Donatas Kazlauskas.

Vlen të cekët gjithashtu që në minutën e 87’ Elseid Hysaj u ndëshkua me karton të kuq duke lënë Shqipërinë me 10 lojtarë.

Pas kësaj humbje, Shqipëria nuk shfrytëzon mundësinë të shkëputet në krye të tabelës së grupit 4 në Ligën C, duke numëruar 3 pikë, aq sa kanë të gjitha skuadrat e grupit

Marketing
Exit mobile version