Shqipëria dhe Kosova luajnë miqësore më 11 nëntor

Edhe Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar miqësoren me Kombëtaren shqiptare në muajin nëntor 2020 në ‘Elbasan Arena’. Takimi do të luhet më 11 nëntor.

Marketing

‘’Marrëveshja ndërmjet dy federatave tashmë është arritur, derisa detajet e tjera do të bëhen të ditura në ditët në vijim. Kombëtarja e Shqipërisë më herët e kishte caktuar për këtë datë miqësoren me Gjibraltarin, por ajo është anuluar për shkak të masave kufizuese ndaj pandemisë Covid-19”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kësisoj, Kosova dhe Shqipëria do të përballen në një vëllazërore tjetër që do t’u shërbejë për t’u përgatitur sa më mirë për dy ndeshjet e fundit në grupet e tyre në Ligën C të Ligës Kombeve.

Dardanët më 15 nëntor do të jenë mysafirë të Sllovenisë, derisa më 18 nëntor do të jenë mikpritës të Moldavisë.

Ndërkaq, Kuqezinjtë më 15 nëntor do të luajnë ndaj Kazakistanit dhe më 18 nëntor ndaj Bjellorusisë.