Shqipëria hap çerdhet më 1 qershor

1 qershori duket se do të jetë një ditë e veçantë për vogëlushët në Shqipëri. Jo sepse është dita e tyre, por për faktin se ata mund ti rikthehen kopshteve dhe çerdheve pas një periudhë gati 3-mujore.

Marketing

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu prezantoi planin e hapjes, duke theksuar se nëse situata do të jetë e qëndrueshme çerdhet dhe kopshtet hapen nga 1 qershori.

“Nëse të dhënat do të jenë të qëndrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga Komiteti Teknik, nga data 1 qershor po planifikohet të lejohet hapja e çerdheve dhe e kopshteve publike dhe private. Dëshiroj të ndalem këtu, duke theksuar nevojën e një vlerësimi të thellë dhe shumë të kujdesshem të kushteve higjeno-sanitare për cdo strukture të kopshteve dhe cerdheve dhe standardeve qe duhet të plotesojne për të mirëpritur femijët në këto institucione me rregullat e reja”, tha Manastirliu.

Marketing