Ballina Aktuale Shqipëria i shënoi dy gola Kroacisë, Rama: Kjo quhet krenari

Shqipëria i shënoi dy gola Kroacisë, Rama: Kjo quhet krenari

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas barazimit 2-2 që Shqipëria arriti të merrte kundër Kroacisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Rama shkruan se në këtë ndeshjes ishte një “Shqipëri e re” e cila të mbush me krenari e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Europiani.

Marketing

Më tej, kryeministri shkruan “kokën lart dhe kështu përpara, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën”.

Postimi i Ramës

KJO QUHET KRENARI

Përballë një skuadre shumë më të fortë në letër dhe me shumë më shumë eksperiencë në këto nivele ishte një Shqipëri e re, e përkushtuar me mish e me shpirt ndaj flamurit kuqezi, e cila të mbush me krenari, me dashuri, me respekt e me optimizëm për rrugën përpara, përtej këtij Europiani, falë djemve të jashtëzakonshëm dhe publikut të saj po aq të jashtëzakonshëm. Kokën lart dhe kështu përpara, me pasion, shpirt skuadre, përpjekje deri në fund për të bërë më të mirën.

Exit mobile version