Ballina Lajme Shqipëri Shqipëria me strategji për kthimin e mërgatës

Shqipëria me strategji për kthimin e mërgatës

Shifrat zyrtare të Ministrisë së Brendshme dhe INSTAT zbulojnë se në harkun kohor të 10 viteve janë larguar Shqipëria gati 170 mijë qytetarë më shumë sesa ata që janë kthyer.

Kjo ka bërë që qeveria të miratojë një strategji kombëtare për migracionin deri në vitin 2030 në qendër të së cilës është kthimi i shqiptareve në atdhe përmes programeve të dedikuara për riintegrimin e tyre. Autoritetet vendore do të mund të ofrojnë edhe stimuj për migrantët, për t’i kthyer në rajonet e origjinës ose në zonat që janë më të prekura nga mungesa e fuqisë punëtore.

Marketing

“Për të vlerësuar se si të kthyerit mund të kontribuojnë në tregun kombëtar të punës dhe cilat nevoja të mëtejshme për fuqi punëtore ka të ngjarë të vazhdojnë, janë planifikuar disa aktivitete diagnostikuese. Së pari, do të bëhet një auditim i kapaciteteve intelektuale dhe profesionale të emigrantëve shqiptarë.”

Qeveria ka vendosur të nxisë kthimin e shqiptarëve edhe përmes promovimit të investimeve në vend, si dhe përmirësimit të pagave e kushteve të punës.

Një tjetër masë është edhe lehtësimi i njohjes reciproke të aftësive, kualifikimeve dhe kompetencave që ata kanë fituar jashtë vendit.

Ndërsa për të shmangur largimin e përhershëm të shqiptarëve të kualifikuar Ministria e Brendshme sheh si zgjidhje inkurajimin dhe nxitjen e migrimit të përkohshëm, veçanërisht migrimit qarkullues./TVKlan/

Exit mobile version