Ballina Aktuale Shqipëria nderon Lazim Destanin me çmimin “SHQIPONJA E ARTË E DIASPORËS”

Shqipëria nderon Lazim Destanin me çmimin “SHQIPONJA E ARTË E DIASPORËS”

Në kuadër të Samitit të dytë të Diasporës, i cili nga dita e enjte po i zhvillon punimet në Tiranë, figura të shquara kombëtare u dekoruan me çmimin “SHQIPONJA E ARTË E DIASPORËS”.

Marketing

Në një ceremoni festive në Pallatin e Kongreseve, njeriu i sukseseve Lazim Destani ishte ndër personalitetet e shquara që u nderua me këtë çmim për historinë e tij të të arriturave në diasporë.

Me rastin e dhënies së çmimit, krahas suksesit si sipërmarrës, u potencua kontributi i Lazim Destanit si humanitar dhe filantrop i shquar.

Gjatë gjithë karrierës së tij prej më se katër dekadash, ai është dalluar me veprat humanitare si dhe në vazhdimësi ka mbështetur projekte të shumta nga sfera e arsimit, shkencës, kulturës, sportit dhe artit.

Exit mobile version