Ballina Lajme Shqipëri Shqipëria pret Gjeorgjinë në ‘Air Albania’, të gjitha biletat tanimë janë shitur

Shqipëria pret Gjeorgjinë në ‘Air Albania’, të gjitha biletat tanimë janë shitur

Pas triumfit spektakolar ndaj Ukrainës, Kombëtarja ka në program një tjetër ndeshje në shtator, këtë herë në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve “Air Albania”, që do të jetë i mbushur plot në mbështetje të Shqipërisë.

Të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Gjeorgji, e vlefshme për UEFA Nations League janë shitur.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të falënderojë të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania” më 10 shtator, në mbështetje të ekipit tonë Kombëtar dhe i fton të krijojnë një atmosferë të ngrohtë, pozitive dhe të tregojnë respekt ndaj ekipit kundërshtar.

ME JU, NE JEMI 12!

Të gjithë në mbështetje të ekipit Kombëtar. Forca Shqipëria!

Marketing
Exit mobile version