Ballina Lajme Shqipëri Shqipëri,miratohet dëmshpërblimi për ish- të dënuarit politik të komunizmit

Shqipëri,miratohet dëmshpërblimi për ish- të dënuarit politik të komunizmit

Qeveria ka vendosur masën e kompesimit financiar për 9 subjekte të ish të dënuarve politik të regjimit komunist.

Marketing

Ky ishte një tjetër vendim që u miratua në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhe që u prezantua për mediat nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Ky i fundit tha se qeveria është e vendosur për ti shkuar deri në fund vënies së drejtësisë në lidhje me këto ish të dënuar politik.

“Kam një lajm të mirë për nën-subjektet e ish të dënuarve politik për të cilët qeveria ka miratuar masën e kompesimit financiar. Ky është një propozim nga ministria e Drejtësisë, është vendimi I 30 që merr qeveria për dëmshpërblimin e ish të dënuarit politik të regjimit komunist dhe ky është vizioni I qeverisë për të dhënë të drejtat për ish të dënuarit politik. Nga 9 subjektet që përfitojnë sot, 7 subjekte janë ish të dënuar politik me burgime të gjata ose izolime në hetuesi dhe dy subjekte janë me dënime kapitale ose të ekzekutuar pa gjyq. Është trajtuar edhe disa dosje që janë dorëzuar në ministrinë e Drejtësisë dhe në bashkëpunim me ministrinë e Financave do të bëhet edhe përllogaritja e këtyre dosjeve për përfitimin e ish të dënuarve politik”, ka thënë ai.

Marketing
Exit mobile version