“Shqiponja e Zezë”, 17 shqiptarë të arrestuar

“Shqiponja e Zezë” ka vënë në pranga plot 17 shqiptarë. Megaoperacioni që u zhvillua në Romë, ku morën pjesë qindra forca police ka përfunduar dhe me sekuestrimin e 200 kilogramë kokainë, si edhe disa armë zjarri.

Marketing

Sipas mediave italiane, ky ishte një grup kriminal, i cili transportonte drogë nga Holanda në Itali tashmë është shkatërruar.

Pasi lënda narkotike mbërrinte në Itali, ata e shpërndanin më pas në sheshet dhe rrugët më të rëndësishme të kryeqytetit italian.

Referuar mediave italiane thuhet se gjithçka ishte në dorë të shqiptarëve, megjithatë hetimet janë në vijim dhe detajet janë të pakta./ Opinion.al