Shqiptarët e Maqedonisë do të duan të bashkohen me Shqipërinë, ja kush alarmon!

Pierel Mirel është një diplomat dhe zyrtar me karrierë të lartë. Ai ka folur për MIA duke shpjeguar rrezikun e një efekti domino nëse fillon “rishikimi i kufinjve”. I druhet se Kosova jo vetëm humbet territore dhe pasuri, por dhe Ballkani nuk ndalon. Me pas efekti “Ballkan” do të marrë Europën e pse jo edhe Botën.

Marketing

“Menjëherë mendohet në Republikën Sërbska, por edhe komunitetin shqiptar në Maqedoni, pastaj kantonet kroate në Bosnjë të cilat mund të thonë se dëshirojnë me Kroacinë. Por, kjo shkon edhe më larg: hungarezët në Sllovaki, mund të paramendojmë se edhe Rusia në Transistri do ta merrte këtë për shembull”, thotë Mirel.

Ish-sekretari i përgjithshëm i Drejtorisë për Zgjerim në Komisionin Evropian, Pierre Mirel, në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, shprehu shqetësim të madh për shkak të deklaratave për ndarje të Kosovës dhe paralajmëron se skenari i tillë bart rreziqe sigurie për Maqedoninë dhe rajonin.

Njeriu i mëparshëm kryesor për Ballkanin Perëndimor thotë se është i habitur nga reagimi i vakët i Komisionit Evropian pas deklaratave të presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq dhe konsideron se Brukseli duhet të paralajmërojë për rreziqet të cilat i bartë ndarja e mundshme e Kosovës.

“Menjëherë mendohet në Republikën Sërbska, por edhe komunitetin shqiptar në Maqedoni, pastaj kantonet kroate në Bosnjë të cilat mund të thonë se dëshirojnë me Kroacinë. Por, kjo shkon edhe më larg: hungarezët në Sllovaki, mund të paramendojmë se edhe Rusia në Transistri do ta merrte këtë për shembull”, thotë Mirel.

Ai thekson se pozicionet për integritetin territorial të Kosovës janë konstatuar që nga negociatat në Rambuje, por nuk e përjashton opsionin që retorika të jetë “taktikë negociuese” e palës serbe për ta shtyrë Kosovën për Asociacionin e komunave serbe. Porse, paralajmëron ai, kjo është taktikë jo e mirë dhe vetvetiu sjell rreziqe. “Nëse kjo nuk është taktikë negociuese dhe nëse është reale, ndërsa referendumi për emrin në Maqedoni nuk kalon, absolutisht ka rrezik. Shqiptarët në Maqedoni do të mund të thonë se nuk e kanë vendin në atë shtet. Në çdo rast do të inkurajohet ideja për ribërje të kufijve”, thotë Mirel.

Për Mirelin, kjo retorikë është shqetësuese edhe për shkak të asaj që hapë dyshim se parimet kanë ndryshuar në Uashington dhe në Moskë.

“Thaçi thotë ‘dua vetëm korrigjim të vogël’, por nuk ka korrigjime të vogla në këtë rajon, kjo është e pamundur. Nëse prekni një element, të gjithë të tjerët do të mund ta ndjekin. Kështu që ky është rrezik ekstrem. Ajo që akoma më shumë më pengon dhe më frikëson është supozimi se Uashingtoni ka sens për Serbinë, por edhe në Moskë. Në Uashington me ‘mendimtarët e mëdhenj’ si Banon, të cilët predikojnë qëndrime ekstreme djathtiste, e dini… ndërsa për Moskën ky është një bekim!. Nuk është kjo Rusia e vjetër nga Konferenca e Rambujesë dhe Grupi i Kontaktit, kështu që frikësohem, shpresoj se gaboj, por druaj se ideja shkon përpara në SHBA dhe Rusi”, thotë ish-drejtori për Zggjerim në KE në intervistën për MIA-n.

Por burime konfidenciale tregojnë se në Maqedoni ka filluar një lëvizje, jo zyrtare, për të parë mundësinë e largimit nga shteti Maqedon dhe për t’u bashkuar me Shqipërinë.

“Nëse e bëjnë Vuçiç-Thaçi rishikimin pse të mos e bëjnë edhe Rama-Zaev, ku ne të bashkohemi me shtetin amë, Shqipninë”-shprehet një banor në Dibrën e Madhe.

Marketing