Shqiptari i suksesshem ne politiken Gjermane

Deli Balidemaj është lindur më 27 Korrik të vitit 1967 në Martinaj, komuna e Plavës. Ai është ndër shqiptarët e rrallë në Gjermani që në mënyrë aktive merret me politikë. Deliu aspiron dhe dëshiron të jetë një shëmbull për brezat e rinj.

Marketing

Balidemaj vjen nga Partia e gjelbërt (Die Grünen), parti e cila u kushton rëndësi të veçantë çështjeve të ambientit, çështjeve sociale, cështjeve arsimore dhe mbi te gjitha të drejtave të njeriut.

Paralelisht me punën në drejtorinë e arsimit në Mynih, z.Balidemaj arrin te kandidohet me sukses për parlamentin e Oberbajernit ne zgjedhjet e radhes që do te mbahen me 14 Tetor 2018. Ne Programin e tij si Kandidat i radhitur me Nr.10 z.Balidemaj angazhohet për:

Demokracin dhe Diversitetin ne shoqeri
Garantimin e të drejtave te personave te hendikepuar
Për arsimim me kualitativ dhe efektiv
Të drejta te barabarta për Arsim dhe Punësim
Për nje përkujdesje njerzore të të moshuarve
Për integrim më të mirë të huajve ne Shoqërin Gjermane
Për një përkujdesje më të mir psykologjike dhe Neurologjike të femijeve të rinjeve dhe të rriturve.

Bashkangjitur keni Harten me Qytetet/Rrethet/Komunat ku mund te votohet Z.Balidemaj.

Në mars të vitit 2014 Deliu arrin të zgjidhet për Periudhen 2014 – 2020 asamblist në këshillin e rrethit München Milbertshofen-Am Hart, ku edhe nga Asamblea zgjidhet nënkryetar i dytë i kësaj Asambleje si edhe pergjegjes për Integrime.

Megjithatë, për të kjo është diçka vetëm simbolike. Ai me këtë dëshiron të inkurajojë brezat e rinj se politika është jo vetëm reale por edhe e kapshme!
“Ky është një nder dhe detyrë e madhe per mua. Para së gjithash dua të jem një shëmbull për gjeneratat e reja dhe dua të kontribuoj në të mirë të kësaj shoqërie. Ne jemi pjesë e këtij vendi! Jemi pjesë e Gjermanisë, dhe kemi të drejtën e votës si të gjithë qytetarët e tjerë. Kjo nuk do të thotë se ne duhet të harrojmë vëndlindjen! Përkundrazi, këtë gjë duhet ta kuptojnë dhe ta kenë gjithmonë parasysh bashkëkombësit e mi.”
“Të jesh i huaj nuk është e lehtë pasi ballafaqohesh me situata nga më të ndryshmet dhe sigurisht mund të përfshihen edhe me shume situata te pakëndshme dhe rreziqe. E rëndësishme është angazhimi i palëkundshem dhe profesional ashtu që së pari të kapërcehen paragjykimet!”
“Neve nuk duhet dhe nuk mund të mohojmë kurrë prejardhjen tonë.Megjithëse unë jetoj në Gjermani si shtetas Gjerman me prejardhje Emigrante dhe pretendoj të kem një shans më shumë për t’u pëlqyer nga masa kjo duhet te ishte per mua nje shans me shume e jo te shifet si pengesë. Deliu shpreh bindjen e tij se Shqiptarët dhe te huajt e tjer që janë rritur jashtë vëndit dhe janë aktivë në politikë dhe në fushat e tjera, mund të sjellin vetëm gjëra pozitive – si experienca dhe kultura te reja pune për vëndet e prejadhjes me një përkushtim dhe punë të madhe! “Së pari, krijohen marrëdhënie mes njerëzve dhe shteteve dhe së dyti fitohen njohuri dhe pikëpamje nga një këndveshtrim tjetër se si funksionon Gjermania dhe politika gjermane. Kjo pikëpamje u mungon shpesh politikanëve Shqiptarë. Ata janë të rrënjosur thellë në strukturat ekzistuese apo të trashëguara dhe nuk mund ose nuk kan vullnet të shohin jashtë “rrethit të tyre”. Mendoj se avantazhin që kam fituar në Gjermani, unë mund ta përdor duke mbështetur projekte të cilat kontribuojnë për avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar mes Gjermanisë dhe Kosovës/Shqipërisë.” “Unë them shpesh se Emigrantet kanë më shumë gjëra pozitive dhe të mira për të ofruar, . Psh. Shqiptarët këtu në Gjermani janë mire te Integruar, të vetëdijshëm se vetëm me punë dhe me përkushtim mund të arrijnë rezultate. Unë jam çdo herë i gatshëm për të biseduar rreth mundësive dhe ideve te reja të cilat do të avanconin pozitën e bashkëatdhetarëve në Gjermani dhe pres gjithashtu reagime, propozime si edhe kritika nga të gjithë bashkëkombësit.”
“Arsimimi, puna e ndershme, respekti dhe mbi të gjitha familja e ngritur janë themelet për një të ardhme të suksesshme. Çdo shqiptar që jeton në Gjermani duhet të ketë parasysh që ai nuk prezanton vetëm veten por e ka për detyrë të përfaqësojë edhe vëndin e tij. Mendimet e ndryshme nuk duhen parë negativisht pasi na bëjnë të reflektojmë! Vetëm të bashkuar do të mundemi të arrijmë qëllimet madhore!

I ftojë te gjithë qytetaret e Oberbayernit me të drejtë vote e posacërisht Bashkëkombasit të më përkrahin me votën e tyre. Unë nuk premtoj mrekullira por premtoj se do të angazhohem për aq sa kam mundësi dhe hapsir, për Temat dhe Projektet që do ti kemi perpara.

Marketing