Shqiptari i vë flakën vetes para Parlamentit Evropian

Një shtetas me origjinë shqiptare i ka vënë flakën vetes në Strasburg të Francës.

Marketing

Nisur nga çfarë raportojnë mediat ndërkombëtare, mësohet se ditën e sotme, diku rreth orës 16:00, burri ka lyer veten me benzinë dhe i ka vënë flakën para Parlamentit Evropian, raporton tch.

Ndonëse forcat e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë për të shpëtuar jetën e shtetasit, ky i fundit nuk ka mundur dot t’u shpëtojë plagëve në fytyrë dhe duar.