Shqiptari në garë për senatin amerikan, kërkon rrëzimin e senatorit të Nju Jorkut

Një emigrant shqiptar, i cili i iku komunizmit në Shqipëri, po kërkon të rrëzojë senatorin veteran të Nju Jorkut, Chuck Schumer.

Marketing

Bëhet fjala për Aleksander Micin, i cili tha: “Unë po vuaja, si miliona shqiptarë, nën një diktaturë komuniste dhe po luftoja për të arritur në Amerikë.”

“Dhe tani pothuajse tre dekada më vonë, e kaluara është prolog: nën udhëheqjen e Chuck Schumer, demokratët ende po bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të rritur kostot për gjithçka, ndërsa amerikanët e përditshëm luftojnë,”-tha Mici për The Post.

Mici, 46 vjeç, nisi zyrtarisht fushatën e tij të enjten. Ndërsa Schumer, po kërkon një mandat të pestë.

Mici, një banor dhe avokat i Bronksit, ka kandiduar më parë për Këshillin Bashkiak dhe Senatin e Shtetit. Ai mblodhi 45 % të votave në garën e fundit të Këshillit Bashkiak të Distriktit 34, një zonë me shumicë demokratike.

Mici, i cili u largua nga Shqipëria në vitin 1991, tha se rritja nën regjimin brutal të Hoxhës ishte një përvojë formuese në jetën e tij dhe kjo është arsyeja pse ai e do Amerikën dhe përçmon socializmin.

“Vizioni i së majtës për Amerikën nuk është Amerika që brezat e emigrantëve si unë luftuan për ta arritur”,-tha Mici./

Marketing