“Sonntags Blick” në numrin e fundjavës solli debatin midis dy “zviceranëve”, Walter Sonderer, një puro zviceran i vërtetë dhe Adis Tairit, shqiptar nga Gostivari i Maqedonisë, i ardhur në Zvicër akoma pa e mbushur një vit, i rritur dhe i integruar në Zvicër. Ai i edukon gjeneratat e reja në një nga spitalet në rajonin e Cyrihut.
Debatet, diskutimet, kundërshtimet, por edhe mbështetja për çështjen e shqiponjës dykrerëshe në Zvicër nuk kanë të ndalur dhe ka marrë një hovë shumë të madh, sidomos të mediat kryesore të mëdha në vend. Janë pothuajse të përditshme shkrimet, intervistat dhe debatet me protagonistë vendës, zviceranë dhe shqiptarë, sidomos ata që kanë lindur dhe janë integruar këtu.
“Sonntags Blick”, një nga gazetat me ndikim dhe më të mëdha në vend, në numrin e fundjavës solli debatin midis dy “zviceranëve”, Walter Sonderer, një puro zviceran i vërtetë dhe Adis Tairit, shqiptar nga Gostivari i Maqedonisë, i ardhur në Zvicër akoma pa e mbushur një vit, i rritur dhe i integruar në Zvicër. Ai i edukon gjeneratat e reja në një nga spitalet në rajonin e Cyrihut, por është edhe ligjërues i mjekësisë në një shkollë të rajonit.
Në debatin njëorësh të organizuar nga gazetarët e “Blick”-ut, Daniel Leu dhe Michael Wegmann, bashkëbiseduesit Sonderer dhe Tairi haptazi i kanë shprehur mendimet dhe vizionet e tyre për sa i takon çështjes më të debatueshme kohëve të fundit, shqiponjës dykrerëshe, për kombëtaren e Zvicrës në futboll, për të tashmen dhe të ardhmen, për idenë për kombëtare vetëm me zviceranë të vërtetë, për kontributin e futbollistëve shqiptarë në kombëtaren e Zvicrës, për paragjykimet, e tjera.
Nga gjermanishtja në shqip intervistën e përkthyen dhe e përshtatën Kasam Selimi dhe Adis Tairi.
Autorë të intervistës: Daniel Leu dhe Michael Wegmann,
Të shtunën në mëngjes, në Toggenburgerhof në Kirchberg të St. Gallenit, Walter Sonderer dhe Adis Tairi shihen për herë të parë. Në jetën normale, rrugët e tyre vështirë se do të ishin kryqëzuar. Janë shumë të ndryshme botët e tyre në të cilat ata lëvizin.
Walter Sondereri, 65-vjeçar, Innerrhödler (përdoret për zonat e rrethit i Apenzellit në Zvicrën Lindore), dy herë gjysh. I pensionuar, ish-botues, i cili natën e kaluar ishte në Openair Wildhaus, me mysafirin, yllin Beatrice Egli.
Dhe, këtu 29-vjeçari, Adis Tairi, shqiptar i lindur në Maqedoni, i rritur në Zvicër. Zotëron pasaportat e Maqedonisë dhe zvicerane. I martuar. Punon në profesionin e infermierisë dhe në një shkollë, ligjëron lëndë të ndryshme të mjekësisë.
Të dy janë në bisedën e mëposhtme, edhe pse rrallë në mendim, por e kuptojnë menjëherë njëri-tjetrin.
Z. Tairi, çfarë menduat kur Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri e bënë shqiponjën me dykrerëshe, me dy kokë?
Adis Tairi: Unë isha i befasuar. Nuk e prisja. Isha i lumtur, por në të njëjtën kohë mendova se nuk ishte mjaft e përshtatshme.
Cili ishte reagimi juaj i parë, z. Sonderer?
Sonderer: Absolutisht nuk shkon, një provokim. Një lojtar i ekipit kombëtar zviceran nuk duhet ta bëjë një gjë të tillë.
Tairi: Pyetje kyçe, përse ata e bënë këtë?
Sonderer: Kjo qartë ishte një deklaratë politike e të dyve. Dhe ajo nuk kishte çfarë kërkon futbolli. Shaqiri dhe Xhaka e kanë përdorur kombëtaren tonë për të luftuar për interesat e tyre kombëtare.
Tairi: Ne duhet të hedhim një vështrim të saktë. Kjo nuk ishte një veprim politik. Gjenerata jonë, duke e përfshirë Shaqirin dhe Xhakën, brezi ynë, duke përfshirë Shaqirin dhe Xhaka, jemi rritur me lajme të këqija. Është rritur me lajme të këqija. Me lajmet e luftës në Ballkan, shtëpinë e prindërve tanë. Në të njëjtën kohë, jetuam në Zvicër dhe u integruam këtu.
Ata i adresojnë të dy zemrat në gjoks.
Tairi: Po, në Euro 2016 isha në ndeshjen midis Zvicrës dhe Shqipërisë. Deri në hyrje në stadium, nuk e dija për kë isha. Unë thjesht nuk mund ta thosha atë. Emocionet në lojë më pas treguan se unë për Shqipërinë jam. Dhe, thjesht njeriu nuk mund t’i kontrollojë emocionet.
Pra, ishin vetëm emocione nga Xhaka dhe Shaqiri?
Sonderer: Si futbollist profesionist, ju duhet t’i mbani nën kontroll. Dhe kjo është gjithashtu detyrë e trajnerëve. Përpara ndeshjes me Serbinë, ai duhet të thoshte: Djem, ne luajmë për Natin, politika nuk është një prej tyre. Ajo që Adisi thotë, mund ta kuptoj: ata luajnë për kombëtaren, por në kraharor kanë dy zemra.
Tairi: Nëse e kupton këtë, tashmë është shumë mirë.
Gjithashtu edhe Lichtsteineri e bëri shqiponjën dykrerëshe.
Sonderer: Kjo ishte nga solidariteti. Se ai ka marrë pjesë si kapiten, unë mendoj mirë.
Tairi: Imagjinoni sikur i gjithë ekipi ta kishte bërë shqiponjën dykrerëshe. Jo i gjithë ekuipazhi e bëri shqiponjë me dy kokë. Ju ndoshta do të kishit marrë një sulm në zemër (të dy qeshin).
Deputetja e SVP-së, Nathalie Rickli, pastaj shkroi: “Të dy golat nuk kanë rënë për Zvicrën, por për Kosovën”.
Sonderer: Kjo ishte e panevojshme…
Tairi: … dhe gabim gjithashtu. Shqiponja dykrerëshe nuk është simbol i Kosovës, por i shqiptarëve.
Sonderer: Para së gjithash, unë u shqetësova nga diçka tjetër.
Çfarë?
Sonderer: Si do veproja më pas. Si Federatë e Futbollit të Zvicrës, për shkak të shqiponjës dykrerëshe do t’ua kisha ndaluar të luajnë një lojë Xhakës dhe Shaqirit.
Tairi: Atëherë, ju do të duhej ta ndalonit edhe Lichtsteinerin gjithashtu.
Sonderer: Të jap të drejtë. Duhej të ndaloheshin të tre. Ky do të ishte vendimi i drejtë, i guximshëm, sepse deklaratat politike nuk kanë vend në futboll.
Tairi: Edhe një herë, ky nuk ishte një veprim politik. Kjo doli nga emocionet, sepse me shqiponjën ata nuk kanë arritur asgjë politikisht.
Atëherë, pse ata pastaj në Facebook shkruanin: “Ne e bëmë atë…”
Tairi: Mendimi im: Ata e kanë vërejtur se është mirëpritur nga shqiptarët. Thjesht, janë gëzuar. Edhe kryeministri i Shqipërisë ishte i kënaqur. Shaqiri dhe Xhaka e pëlqejnë atë dhe ata me siguri e bënë pak për krenari.
Sonderer: Problemi i vërtetë erdhi më pas. Në lojën me Suedinë. Menjëherë nuk kishte më emocione nga Shaqiri dhe Xhaka. Edhe trajneri Petkoviq tha se ata munguan.
“Si një futbollist profesionist duhet të keni kontroll. Dhe kjo është edhe puna e trajnerëve”, thotë Sonderer.
Dyshimi juaj, zotëri Sonderer?
Sonderer: Kundër Serbisë ata dhanë gjithçka. Por kur ata akoma duhet të luftonin për kombëtaren zvicerane, ata nuk kishin më emocione. Dhe, nëse nuk keni emocione në rundin e dytë të kupës së botës, nuk jeni në vendin e duhur.
Tairi: Por kundër Brazilit kishte emocione. Valter, si e shpjegoni atë?
Sonderer: Brazili megjithatë ishte kalibër tjetër. Ata deshën ta profilizonin veten.
Në vitin 2015, Stefan Lichtsteiner foli për «Zvicrën e vërtetë» dhe «zviceranët e tjerë». z. Somderer, a dëshironi, më shumë “zviceranë të vërtetë” në kombëtare?
Sonderer: Ky nuk është problemi kryesor. Unë e di se kurrë nuk do të jetë e njëjtë si përpara. Bota ka ndryshuar, Zvicra është një vend i migracionit. Kjo përzierje është e mirë.
Por?
Sonderer: Megjithatë, ajo nuk mund të shkojë përpara kështu. Unë mendoj se propozimi që tani e ka bërë FZF-ja (SFV) është shumë i mirë.
Sekretari i Përgjithshëm i FZF-së (SFV), Alex Miescherit, godet qytetarët e dyfishtë, do të duhet të vendosin në të ardhmen. Vetëm kush e lë pasaportën e dytë dhe e mban të Zvicrës, do të duhej të luajë për kombëtaren.
Sonderer: Pikërisht, nuk ka më qytetarë të dyfishtë në kombëtaren tonë! Në fund, ne u ofrojmë lojtarëve të rinj një arsimim të lartë, thes i shtrenjtë është.
Tairi: Te gjermanët, Mesut Özili nuk ka më një pasaportë turke. Megjithatë, ai pozon me Erdoganin. Ju mund t’ia merrni pasaportën Shaqirit dhe tjerëve, por në zemrat e tyre ata do të vazhdojnë të jenë për Kosovën.
Sonderer: Për mua, Behrami është një shembull pozitiv. Ai jep shërbim të plotë në çdo ndeshje, madje edhe kundër Suedisë.
Tairi: Por ai gjithashtu është qytetar i dyfishtë. Për të, Lara Gut thjesht duket sikur ai nuk bën një shqiponjë dykrerëshe (qesh).
Një temë tjetër e diskutueshme është këndimi i himnit. A ju shqetëson që Shaqiri dhe Co nuk po këndojnë?
Sonderer: Ata nuk duhet të këndojnë. Mua më shqetëson vetëm se ata nuk i vënë dorën e tyre të djathtë në gjirin e majtë. Atje ku është i shtypur kryqi zviceran. Kjo do të tregonte lidhjen me Zvicrën.
Tairi: A do ta bënit këtë, edhe nëse do të luanit? Kështu ty do të mohonin në mënyrë indirekte.
Dhe sa ju jeni nervoz lidhur me flamurin e Kosovës që mund ta shihni në këpucën e djathtë të Shaqirit?
Sonderer: Përsëri edhe këtu duhet Federata të flasë: kjo nuk shkon kështu, nuk mundet, nuk bën.
Tairi: Ju gjithashtu duhet të keni pak keqardhje për Shaqirin. Ai luan për kombëtaren zvicerane. Ai ka flamurin e Kosovës në këpucë. Dhe, ai e bën shqiponjën dykrerëshe. Ai ka tri kombësi. Ndonjëherë ai vërtet nuk e di se kujt i përket.
Z. Tairi, kur ne diskutojmë për një flamur të vogël të Kosovës në këpucë, a mendoni ndonjëherë: Çfarë jeni ju për Bünzlis?
Tairi: Ndoshta vetëm nuk shqetësoheni mjaftueshëm për tema të tilla. Është e thjeshtë, Zvicra është e mirë. Prandaj ju mund të jeni të shqetësuar për gjëra të vogla.
Sonderer: E di se çfarë ti mendon. Sidoqoftë, Federata do të duhej të ndërhyjë edhe me këto gjëra të vogla.
Tairi: Mendoj se shumë diskutime mes nesh janë për shkak se nuk na njihni vërtet…
Çfarë dëshironi të thoni me këtë?
Tairi: Nëse i njihni problemet tona, sigurisht do të kishit pak më shumë mirëkuptim. Shaqiri mund të ketë pasur të afërm të vdekur në luftë. Walter, t’i ndoshta duhet një herë atje të shkosh. Si jetojnë atje këta njerëz? Çfarë mendoni ju? Transparenca ndihmon në zgjidhjen e një problemi. Shaqiri dhe Xhaka nuk erdhën në Zvicër sepse ka një plazh të bukur këtu. Familjet nuk ndiheshin mirë. Ata vlerësojnë se iu është dhënë një shans në Zvicër. Dhe tani me sport prapë e kthejnë.
1. Z. Tairi, a ndjeni racizëm në Zvicër?
Tairi: Nuk do të shkoj aq larg. Kur merresha më shumë me pacientët, u konsiderova një shqiptar i integruar mire, i cili e bëri punën e tij. Por një herë, kur isha me biçikletë në trotuar, isha i huaj i ndyrë. Dhe, nëse sot jam në Maqedoni, vlen gjithashtu, gjysmë i huaj. Ndonjëherë ndjehem i humbur, si në një ishull të vetmuar. Unë besoj dhe shpresoj që fëmijët e mi nuk do t’i kenë më këto probleme.
Trajneri i kombëtares, Vladimir Petkoviç, do të ishte ndërtuesi i përsosur i urës.
Sonderer: Kur filloi në vitin 2014, mezi e njihja. Dhe, po, unë kam paragjykime, sepse ai vjen nga Ballkani. E pranoj këtë hapur. Unë kam qenë i befasuar këndshëm atëherë. Si e mori ekipin nën kontroll, ishte e mrekullueshme. Ndërkohë ai është shumë ballkanas për mua. Për shembull, unë nuk do ta kisha lejuar Blerim Xhemailin të luante në ndeshjen kundër Suedisë.
A mendoni se Xhemaili ka luajtur vetëm pse vjen nga Ballkani?
Sonderer: Së paku, nuk mund ta përjashtoj.
Tairi: Unë me të vërtetë nuk mund ta imagjinoj këtë. Petkoviç nuk kishte një numër madh zgjedhjesh për lojtarët.
Sonderer: Për shembull, do të kisha sjellë Gavranoviçin në ndeshjen me Suedinë. Edhe nëse vjen nga Ballkani dhe emri i tij përfundon me -iç.
Tairi: Walter, më pëlqen kjo. Preferoj të them haptazi se keni pasur rezerva në fillim sepse ai vjen nga Ballkani. Ju jeni të hapur, që për ju është një problem.
Si e shihni të ardhmen e kombëtares zvicerane?
Sonderer: Të jem i sinqertë, jam pak i frikësuar se së shpejti do të ketë vetëm tre, katër zviceranë të vërtetë në kombëtare.
Në skuadrën e Kupës Botërore në vitin 2018, nga 23, 15 ishin me prejardhje emigrante.
Sonderer: Unë tashmë kam një problem me këtë zhvillim. Por kjo është vetëm një reflektim i shoqërisë sonë.
Tairi: Le të shohim kombëtaren si një kompani. Fokusi nuk do të ishte më aty se nga vjen punonjësi, por çfarë mund të bëjë ai. Dhe, ata që janë të mirë, mund të lejohen pak më shumë. Ashtu është edhe me Shaqirin dhe Xhakën. Prandaj, duhet të mbyllet njëri sy për shqiponjën dykrerëshe.
Tema “të vërtetët” dhe “zviceranët e tjerë” është e ndjeshme. A është në sytë tuaj Walter Sonderer një racist?
Tairi: Jo, ai thjesht përfaqëson mendimin e tij. Unë vetëm duhet ta ftoj atë për një fundjavë në Shqipëri.
Çfarë do të ndryshonte?
Tairi: Ju nuk mund ta përshkruani jetën atje, duhet ta ndjeni dhe ta përjetoni. Një gjë që unë ju premtoj: Ju nuk do të zhgënjeheni dhe do të dëshironit të shkoni atje përsëri dhe përsëri. Kur e përjetoni atë, e kuptoni pse keni bërë një shqiponjë dykrerëshe…
Sonderer: Mendoj se do ta pranoj ofertën tuaj, premtoj!