Ballina Aktuale Shqiptari nga Maqedonia e Veriut së bashku me ish-presidentin Bush hapi ceremoninë...

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut së bashku me ish-presidentin Bush hapi ceremoninë e ndeshjes së bejsbollit për nder të 11 shtatorit

Presidenti i 43-të i SHBA-ve, njeriu që pati rol kyç në sjelljen e pavarësisë së Kosovës, George W. Bush, ishte i ftuar nderi në hapjen ceremoniale të ndeshjes së bejsbollit të Texas Rangers në Arlington, Teksas, ndërsa topin e parë për fillimin e lojës e hodhi bashkë me dy shqiptarë, babë e bijë, Gëzim e Andita Pollozhani.

Marketing

Loja u mbajt për nder të viktimave të tragjedisë së 11 shtatorit, me rastin e përvjetorit të 21-të.

Gëzim Pollozhani, me prejardhje nga Struga është ikonë e forcave të rendit në Fort Worth dhe Teksas. Vitin e kaluar, ai ishte përzgjedhë “Polici i Vitit” në Teksas.

Marketing
Exit mobile version